Migjeniane
Nga Ramadan Mehmeti
Shpirti të dhemb e mallkon lindje e perëndi,
kafshon buzët, hedh gurë, rrënon ç’di e s’di.
Të dhemb fort, por nuk të vete në mendje gjë,
dielli mesdite perëndon, qielli natës shteron.
Nata hesht në qetësi, si mal me thika ngrehur,
para ke gotën me verë, cigaren me tym të zi.
Kur dhe shiun dëgjon, mallkim mbi çati,
në shpirt, mort i vakët, oh sesi të gërryen!
Keq e më keq ndryrë vorbulle të vjetër,
malli dhe dhembja… të sjellin diku tjetër?
Letra të gërryen dhe mortin e si saç nëne
mbi kokë zjarri të zien, si laps i munguar,
por mendja të bëhet çdo mal shkronje.
Ramadan Mehmeti
(ripostim)


