6 vite nga Marrëveshja e Washingtonit, Hoti: Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik
Sot janë bërë gjashtë vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Washingtonit, mes Kosovës dhe Serbisë, në prani të presidentit amerikan, Donald Trump.
Për këtë ka shkruar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, që aso kohe ishte kryeministër i vendit, përcjell Gazeta Express.
‘’Kur Kosova udhëhiqej nga një qeveri me orientim të qartë euroatlantik’’, ka shkruar Hoti.


