Eko Higjiena

Kohë korbash (Prozë poetike)

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nuk mund ta besoja se do të vinte dikush e do të lëvdohej se ishte miqësuar me vrasësit e korbave të natës. Fjalët e tij m’i verbuan sytë, veshët m’i shurdhuan, e krismat e pushkëve, të mbushura me plumba qorr, shituan plakun e çmendur.

Matanë qytetit jehuan këngë heshtore e u thanë lutje mortore. Në arkivolet e hapura u panë kthetrat e korbave të ngordhur nga nata e pabesë dhe për ta u thurën poema me shllimin e gjakut të ujkonjave të tërbuara nga uria.

Sa bukur, një ide, nxjerrë nga gjaku e bërja fërtele e kësaj bishe, për më tepër, të tërbuar nga uria, nga pafuqia e saj!

Mëkatarët u ripagëzuan me kodin e ri të fjalëve të lashta, mandej sikur u qetësuan, rrethuar me bukuri amshuese, që shpejt u kthye në trishtim nate.

Mobi Casa

Unë jam e nuk jam aty, ngërdheshem e bërtas, sillem më kot në rreth duke menduar për fjalët që thonë se duhen shqiptuar në kohë trazirash. Gjithkush mund ta bëjë vdekjen dhe përsëri mund të pendohet, për të ikur nga çmenduria.

Po ku ta di se janë

Ramadan Mehmeti