Fundamenti

Zeqirja Rexhepi shkëlqen me ekspozitën “Rrënjët”, arti i tij vazhdon të promovojë identitetin shqiptar në botë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Piktori i njohur kosovar, Zeqirja Rexhepi, i cili prej vitesh jeton dhe krijon në Kanada, ka hapur ekspozitën e tij personale “Rrënjët” në Galerinë “Eduard Lear”, duke sjellë para publikut një cikël veprash që pasqyrojnë identitetin, historinë dhe shpirtin shqiptar përmes një gjuhe të veçantë artistike.

Përmes një postimi, Fadil Nasufi e vlerëson lart krijimtarinë e Rexhepit, duke theksuar se kompozimet e tij janë ndërthurje origjinale të ngjarjeve, legjendave dhe perceptimeve të jetës bashkëkohore. Në qendër të shumë veprave të tij qëndron instrumenti muzikor, i cili simbolizon njëkohësisht optimizmin, gëzimin, por edhe reflektimin mbi sfidat e jetës.

Sipas Nasufit, Zeqirja Rexhepi është një artist me stil të dallueshëm, teknikë autentike dhe kulturë të gjerë artistike, që arrin të shprehë me penel jo vetëm atë që ka përjetuar, por edhe vizionin e tij për botën dhe njeriun.

Mobi Casa

Një pjesë e rëndësishme e krijimtarisë së tij i kushtohet historisë shqiptare, duke i shndërruar figurat, ngjarjet dhe motivet kombëtare në simbole artistike që promovojnë kulturën shqiptare në Kanada dhe në shumë vende të tjera, ku ai ka prezantuar ekspozitat e tij.

Ekspozita “Rrënjët” vjen si një tjetër dëshmi e kontributit të Zeqirja Rexhepit në afirmimin e artit shqiptar në arenën ndërkombëtare, duke e bërë atë një nga emrat më përfaqësues të diasporës shqiptare në fushën e arteve pamore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.