ARKATANA

Temperatura të larta këtë fundjavë, s’parashihen reshje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor. Nuk parashihen reshje. Temperaturat gjatë ditës do të mbeten të larta, ndërsa netët kanë filluar të freskohen gradualisht në raport me ditët e fundit, kur temperaturat e natës kanë qenë më të larta dhe netët më të ngrohta.

☀️ E SHTUNË – 05.09.2026

Moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, më të theksuara rreth viseve malore.

🌡️ Temperaturat minimale: 9°C – 12°C

🌡️ Temperaturat maksimale: 29°C – 34°C

💨 Era: Kryesisht e dobët, nga drejtime të ndryshueshme, me shpejtësi 1–4 m/s.

☀️ E DIEL – 06.09.2026

Do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, sidomos rreth relievit malor. Nuk parashihen reshje.

🌡️ Temperaturat minimale: 10°C – 15°C

🌡️ Temperaturat maksimale: 28°C – 31°C

Hidromorava

💨 Era: E dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimet veriore dhe verilindore, me shpejtësi 1–5 m/s.

🌿 KUSHTET BIOMETEOROLOGJIKE

Kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të mira dhe të favorshme. Temperaturat e larta gjatë ditës mund të shkaktojnë ngarkesë termike të lehtë, ndërsa freskimi i netëve do të sjellë kushte më të përshtatshme për pushim dhe gjumë.

🌾 KUSHTET AGROMETEOROLOGJIKE

Kushtet agrometeorologjike do të jenë kryesisht të favorshme për punët bujqësore, veçanërisht për vjeljen dhe pjekjen e kulturave.

💧 Mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta gjatë ditës mund të rrisin nevojën për ujitje te kulturat që ende ndodhen në fazat aktive të zhvillimit.

☀️ INDEKSI UV

Indeksi UV do të jetë kryesisht mesatar deri i lartë, 5–6, me vlera më të larta gjatë orëve të mesditës.

🧴 Rekomandohet mbrojtja nga ekspozimi i zgjatur ndaj rrezatimit të drejtpërdrejtë diellor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.