Humb jetën biçiklisti, arrestohet i dyshuari që nga pakujdesia goditi biçiklistin
Kamenicë – Në rrugën e “Shipashnicës së Epërme”, në Desivojc të Kamenicës është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka goditur biçiklistin mashkull shqiptar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse njoftoj policia e Kosovës.
Trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./rajonipress/
—————————————————————-
Raportë shtesë nga policia e Gjilanit
Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një aksident trafiku që ka ndodhë në aksin rrugor Shipashicë e Epërme –Desivojcë.
Njësitet patrolluese me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se është shkaktuar aksident trafiku me pasoja fatale.
Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur atëherë kur vozitësi B. M. (1989) i cili drejtonte automjetin e udhëtarëve të markës Ford Fiesta me targa vendore gjatë lëvizjes në aksin rrugor Shipashicë e Epërme –Desivojcë, si pasoj e vozitjes së pakujdesshme e godet biçiklistin N. R. (tani i ndjerë) lindur me 1967, me vendbanim të përhershëm në fshatin Shipashicë e Epërme Komuna Kamenicë, i cili në momentin kritik lëvizte në rrugën e tij .
Nga plagët e marra si pasojë e goditjes viktima besohet se ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
I dyshimti (vozitësi) dhe dy persona tjerë që ishin me të largohen nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, duke mos i ofruar ndihmë viktimës. Pas marrjes së informatave Policia e Kosovës e stacionit policor të Kamenicës rreth orës 22:00 kanë arritur që ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë të dyshimtin.
Njësitet hetuese të Trafikut Rajonal dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vend të ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion në Prishtinë.
Vozitësi dhe dy të dyshimtë të tjerë që në momentin e aksidentit ishin bashkë në veturë me vendim të prokurorit janë ndalur për 48 orë në qendrën e paraburgimit në Gjilan.
Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e trafikut Rajonal të Gjilanit.


