United Hospital

Kurti konstaton se “drejtësia s’është me të dobëtin”: Nesër para orës 18:00 i pres raportet për rastin e Arlinda Zekajt

/ 2 minuta lexim

Kryeministri Albin Kurti përmendi një raport që tha se po e pret nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministris e Punëve të Brendshme lidhur me lëshimet në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt të dielën, e cila kishte kërkuar mbrojtje institucionale duke e paralajmëruar shtetin për tragjedinë.

Kurti tha në mbledhjen e Qeverisë se “qartazi shihet se ka pasur një zinxhir sistemor lëshimesh nga institucionet të cilat janë përgjegjëse për sigurinë dhe drejtësinë”

Ai tha se kjo situatë është “e pafalshme”, ndërsa tregoi se pas kësaj vrasjeje, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla kishte thirrur një mbledhje urgjente me institucionet e drejtësisë e sigurisë qendrore e lokale.

UBT KOSOVE

Ai tha se ministrat Donika Gërvalla dhe Xhelal Sceçla kanë afat edhe 34 orë që t’ia dërgojnë atij “një raport të detajuar me evidencat dhe lëshimet në secilar hallka të institucioneve”. Tha se kanë mbetur edhe 34 orë për hartimin dhe dorëzimin e atij raporti

“Nesër mbrëma para orës 18:00 i pres raportet”, tha ai.

Në Kosovë, Kurti tha se “drejtësia nuk është në mbrojte të të dobëtit” dhd se “shpeshherë ka dalë në mbrojtje të të fortit”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.