Të shtëna me armë zjarri në Gjilan
Gjilan – Në rrugën “Mustafë Kokaj, në Gjilan njësiti policor ka pranuar një informatë se ka të shtëna me armë zjarri njoftoj policia e Kosovës.
Në vendin e ngjarjes gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull shqiptar është gjetur dhe konfiskuar një armë “Ecol Special” dhe një karikator me tre(3) fishekë kalibrit 7.65 m, ndërsa në vendin e ngjarjes nuk është gjetur ndonjë gëzhojë./rajonipress/


