ARKATANA

Kosova dhe paraliza

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mbi Kosovë fluturoi shpendkeqi –N’ mes partive hyni dreqi !…
Iu ra n’krye mezja e gjyveçi –Hëngrën shumë e kapi ngërçi !

Këtij virusi me një klik –
Po i thonë :”Ngërçi politik!”
Nga ky ngërç filloi shtrembërimi –
Nuk po i gjendet askund shërimi !
Këtij “ngërçi” s’po i gjendet zgjidhja –
Pacientët po vuajnë nga villja !

Këtij “ngërçi” s’po i gjendet zgjedhja –
Pacientët po vuajnë nga vjedhja !
Janë trazua fshatrat , qytetet –
Gjumë rehat s’ bëjnë deputetët !
Demokratë e autokratë –
Karrierën ëndërrojnë çdo natë !

FIDANISHTJA

Moj Kosovë , vend me shqiponja –
Nga na erdhën këto mushkonja ?!
Nga na erdhën këto miza –
A ka kush t’ bëjë ekspertiza ?!
Janë mbledhë mjekë e specialistë ,
Analistë e karrieristë ,
Akademikë, analitikë –
T’ zbulojnë : “Ngërçin politik!”
Të zbulojnë nga hyni dreqi –
Që Kosovën na e kapi :”Ngërçi”?!

Ky virus që quhet : “Ngërç” –
S’ ka shërim , as s’ mund me u ndreqë !
Shumë ekspert bënë analiza –
Kosova po vuan nga kriza !…
Diagnoza : “Paraliza “ –
Për Evropë s’po i jepet viza !…

Gjilan, më 05.10.2014. Demir Krasniqi