ARKATANA

Thaçi per arresitmet e xhihadisteve: Do ta ndalim të keqen

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

​Kryeministri i Republikës, Hashim Thaçi nëpërmjet një postimi në facebook ka komentuar arrestimet e sotme të përkrahësve të ISIS-it dhe AL-Nusras në Kosovë.

Ja postimi i tij origjinial:

Siç kam paralajmëruar edhe javën e kaluar, organet shtetrore kanë filluar një aksion të gjërë kundër të dyshuarve për pjesëmarrje në luftërat e Sirisë dhe Irakut.

Eco Higjiena

40 persona janë arrestuar nën dyshimin për pjesëmarrje në luftëra të huaja duke e rrezikuar sigurinë tonë kombëtare dhe rendin kushtetues.

Ne jemi të vendosur që ta ndalim këtë të keqe dhe nuk do të ndalemi me kaq. E ritheksoj se Kosova nuk do të jetë tokë e plleshme për armiqtë e vlerave Euro-Atlantike të Kosovës, të drejtat e njeriut, liritë e plota fetare dhe sistemin kushtetues sekular. HTH, ka shkruar në fund.