ARKATANA

Kamberi dhe Abrashi, dy kapitenët shqiptarë që i kanë qëndruar besnikë klubeve të tyre në Zvicër

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Lindrit Kamberi i Zurichut dhe Amir Abrashi i Grasshopperit kanë kaluar nëpër periudha dhe situata të ndryshme në klubet ku kanë luajtur për një kohë të gjatë, por të dy kanë një të përbashkët: besnikërinë ndaj skuadrave të tyre.

Mediumi zviceran “Sport.ch” të enjten i ka kushtuar vëmendje pikërisht lidhjes së dy futbollistëve me klubet e tyre, duke theksuar qëndrimin e tyre ndër vite, pavarësisht sfidave dhe periudhave të vështira që kanë kaluar.

Kamberi, i cili aktualisht mban edhe shiritin e kapitenit te Zurichu, është futbollisti aktiv që i ka shërbyer më gjatë klubit. Ai iu bashkua Zurichut më 1 korrik 2018, ndërsa vetëm tri ditë më vonë, më 3 korrik 2018, pjesë e klubit u bë edhe Bledian Krasniqi.

Kamberi pati periudha huazimi te Wil dhe Winterthur, para se të rikthehej te Zurichu në vitin 2021. Që prej atëherë, ai është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm dhe një nga lojtarët kryesorë të skuadrës.

Mbrojtësi shqiptar ishte pjesë e ekipit që fitoi titullin e kampionit të Zvicrës në vitin 2022 dhe tashmë ka kaluar shifrën e 100 paraqitjeve në Superligë me fanellën e Zurichut. Në sezonin aktual, 26-vjeçari ka shënuar dy gola. Në derbin e fundit ndaj Grasshopperit, Kamberi ishte kapiten i Zurichut në barazimin 2-2.

UBT

Ndërkohë, historia e Amir Abrashit me Grasshopperin është edhe më e gjatë. Mesfushori shqiptar luajti për klubin nga viti 2010 deri më 2015, periudhë gjatë së cilës fitoi Kupën e Zvicrës në vitin 2013. Më pas ai vazhdoi karrierën te Freiburg, përpara se të rikthehej te Grasshopperi në verën e vitit 2021.

Që nga rikthimi, Abrashi ka vazhduar të jetë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës dhe aktualisht mban edhe shiritin e kapitenit.

Ai ka regjistruar mbi 280 paraqitje për Grasshopperin, klub të cilin e konsideron si “shtëpi të dytë”. Pavarësisht moshës 36-vjeçare, Abrashi ka vendosur të vazhdojë edhe për një sezon tjetër. Në edicionin aktual, ai ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asistim.

Abrashi shënon sërish dhe udhëheq Grasshopperin drejt fitores telegrafi.com

Kamberi dhe Abrashi përfaqësojnë kështu dy histori të ndryshme, por me një element të përbashkët: një lidhje shumëvjeçare me klubet e tyre në Zvicër, ku të dy janë shndërruar edhe në figura të rëndësishme të skuadrave përkatëse.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.