FIDANISHTJA

Kushtetuesja ka afat deri më 4 gusht, ose vendi shkon në zgjedhje

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Komisioni Qendror Zgjedhor, organizatat që merren me procese elektorale dhe as vetë partitë politike nuk i duan, por zgjedhjet e jashtëzakonshme po bëhen çdoherë e më të pashmangshme pas zhvillimeve politike.

Burime të gazetës “Tribuna” kanë bërë të ditur se në rastin kur vendimi i Gjykatës Kushtetues do të vonohej përtej 4 gushtit dhe ky vendim do të konstatonte se seanca e konstituimit të Kuvendit ka qenë e paligjshme dhe për rrjedhojë Kuvendi nuk është konstituuar, atëherë zgjedhjet do të ishin të pashmangshme.

KKVITI

Kushtetuta e Republikës së Kosovës e determinon se Kuvendi i Kosovës duhet që të konstituohet një muaj prej datës së certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Rezultati i zgjedhjeve të 8 qershorit është certifikuar më 4 korrik. Shpëtimi, megjithatë sipas të njëjtave burime mund të gjendet tek konstatimi i gjykatës se Kuvendi është konstituuar me betimin e deputetëve dhe kësisoj pika një dhe dy e punimeve në seancën konstituive të vlerësohen si të rregullta, transmeton koha.