Fyle: Statusi është arritje e të gjithë shqiptarëve
Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Stefan Fyle në një konferencë pas marrjes së statusit të Shqipërisë si vend kandidat, ka thënë se Qeveria e re ka punuar mjaftë që t’i përmbushë të gjitha detyrat dhe se sipas tij, jo vetëm Qeveria, por edhe shoqëria civile ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi.
“Është e qartë se ne kemi arritur në këtë datë duke u bazuar në punën e madhe të përshpejtuar që ka bërë qeveria aktuale. Zgjerimi është një detyrë intenzive që kërkon që të gjithë akterët të jenë të përfshirë përfshirë edhe shoqërinë civile dhe në këtë mënyrë prioritetet kryesore asnjëherë nuk i ka injoruar që të respektojnë shoqërinë civile, kjo është një arritje e Komisionit Evropian, por në veçanti është një arritje e shqiptarëve. Sa i përket hetimeve kur kemi pasur diskutime shtetet antare kanë kërkuar kanë thënë se strategjitë janë të mira, vullneti politik i përfaqësuar është i mirë. Por, ne të shohim procedurat gjyqësore nëse dikush shpallet fajtor sa i përket veprave dhe krimeve të bëra dhe të dërgohet në burg. Të shohim të dhëna konkrete dhe të ecim tutje përtej deklaaratave”, ka deklaruar Fyle.
Ndërkaq, Zëvendësministri i Jashtëm i Greqisë, Dimitris Kourkoulas, ka thënë se Shqipërinë e kanë mbështetur në çdo hap drejt marrjes së statusit dhe drejt të gjitha proceseve të anëtarësimit.
“Greqia dhe Shqipëria nuk janë vendet e vetme që kanë të bëjnë me qështjen e komuniteteve. Desha të them se zgjerimi ka të bëj edhe me atë se sa mirë trajtohen minoritetet. Ajo çfarë duhet të them është se nuk jam në pozitë që të them se gjithçka është përfekt, pasi që Shqipëria është një shtet mik dhe ne vazhdimisht e kemi përkrahur rrugën e Shqipërisë drejt integrimit. Jam shumë i sigurt se të gjitha qështjet e mbetura do të zgjidhen dhe do të shënojnë pjesën e historisë”, ka thënë Kourkoulas. /Zëri/
——————————————-
Këshilli i BE-së i jep statusin Shqipërisë
Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Stefan Fyle përcjell lajmin e mirë për Shqipërinë.Fyle icili nëpërmjet një statusi në Twitter ka shkruar: Urime për statusin e kandidatit, miratuar nga Ministrat, njohje e përpjekjeve për reforma, nxitje për më shumë.
Kryeministri Rama është shprehur se është krenar që ia dolëm bashkë PS-LSI.
“Faleminderit dhe mirënjohje për të gjithë”, ka thënë Rama.
Shqipëria ka bindur të gjitha vendet e Bashkimit Evropian madje edhe ato që kanë qenë skeptike për të votuar pro statusit të vendit kandidat.
Ndërkohë që më herët përpara se të fillonte mbledhja e Këshillit të Ministrave të BE janë shprehur në mbështetje të statusit për Shqipërinë. /oranews-shekulli/

