ARKATANA

Limaj: Nisma do të ketë rol kyç në skenën politike të Kosovës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryetari i Kryesisë së NISMA për Kosovën Fatmir Limaj, priti në takim një delegacion të Ambasadës së Belgjikës në Kosovë, të kryesuar nga ambasadorja, Anick Van Calster.

Në këtë takim u diskutua për situatën politike në Kosovë, zhvillimet pas zgjedhjeve të 8 qershorit, dhe për planet e ardhshme të NISMËS për Kosovën.

Mobi Casa

Fatmir Limaj e ka njoftuar ambasadoren Van Calster për ecurinë e procesit pas zgjedhjeve si dhe për rolin e NISMA për Kosovën në zhvillimet politike të vendit, poashtu edhe për marrëveshjën e arritur mes partive opozitare për qeverisjen e ardhshme të vendit. Limaj foli edhe për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

“NISMA për Kosovën do të ketë rol kyç në skenën politike të Kosovës, tani dhe në të ardhmën u tha Limaj delegacionit të ambasadës belge në Kosovë.