Mobi Casa

Mustafa kritikon Jahjagën, paralajmëron Kushtetuesen

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lideri i LDK-së Isa Mustafa e ka kritikuar veprimin e Presidentes Jahjaga për dërgimin e çështjes së mandatarit në Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka thënë se Presidentja është dashur ta ketë të qartë Kushtetutën. Mustafa, përmes një postimin në Facebook e ka paralajmëruar edhe Gjykatën Kushtetuese që të mos bëjë ndonjë aktgjykim si në rastin e interpretimit të çështjes së mandatit të Presidentes Jahjaga, kur u tha se ajo do të jetë në detyrë deri më 2016.

Lexojeni të plotë postimin e kreut të LDK-së, Isa Mustafa në Facebook:

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës është e qartë për gjithë ata që duan ta kenë të qartë jetën demokratike. Qeverinë e themelon ai që e arrin shumicën në Kuvend. Këtë shumicë nuk e ka fituar në mënyrë të veçantë asnjë subjekt gjatë zgjedhjeve.

UBT

Qytetarët kanë vendosur se si do ta votojnë çdo subjekt politik (apo koalicioni parazgjedhor) dhe çdo kandidat për deputet, kurse koalicionet ndërmjet partive politike , mbi bazën e votave dhe besimit që e kanë marrë nga qytetarët, po vendosin se kush do ta qeverisë vendin. Asgjë nuk po vendoset jashtë fuqisë së votës. Prandaj edhe Presidentja e vendit duhet ta ketë të qartë Kushtetutën ashtu siç e kemi të gjithë ne.

Kushtetuta jonë nuk është rast i veçantë kundrejt kushtetutave të vendeve të tjera demokratike dhe praktikave të njohura nga vendet evropiane.

Shpresoj se Gjykata Kushtetuese nuk do ta interpretojë, edhe kësaj radhe, Kushtetutën si në rastin e Presidentes dhe të na tregoj se ‘çfarë pret populli’”, ka shkruar Mustafa në Facebook. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.