Fundamenti

Vllasi: Ndërkombëtarët intervenojnë pa e prekur Kushtetutën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Intervenimi i diplomatëve ndërkombëtarë në Prishtinë, në veçanti ambasadorëve të QUINT-it, që Kosova të mos shkojë përsëri në zgjedhje, sipas analistit Azem Vllasi, nuk nënkupton që ata do të imponojnë se kush me kënd duhet ta formojë Qeverinë.

Vllasi ka thënë për Telegrafin se nëse ndërkombëtarët do të ndërhyjnë, për ta zgjidhur problemin e formimit të Qeverisë së ardhshme të Kosovës, ata këtë do ta bëjnë në kuadër të respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Sipas tij, nuk ka nevojë që të krijohet ngërç politik, sepse akti më i lartë juridik i Kosovës, është i qartë rreth kësaj çështje.

“Nuk mendoj se duhet të ketë krizë, për shkak se neni 95, paragrafi 1, e tregon qartë se ata që arrijnë t’i dërgojnë te presidentja e Kosovës, Atrifete Jahjaga, 61 nënshkrime të deputetëve, mandatohen për ta formuar qeverinë”, ka thënë Vllasi për Telegrafin.

Ai ka theksuar se këtu kemi të bëjmë me përpjekjen e bllokut opozitar për ta formuar qeverinë, dhe në anën tjetër përpjekjen e kryeministrit në largim, Hashim Thaçi, që të mbetet përsëri në pushtet.

Eco Higjiena

“Ndërkombëtarët nuk do të lejojnë që të shkohet përsëri në zgjedhje, duke ushtruar ndikimin e tyre në suaza të cilat e lejon kushtetuta e Kosovës”, ka thënë Vllasi për Telegrafin.

Ndryshe, mediat kanë raportuar se bashkësia ndërkombëtare, në veçanti shtetet anëtare të QUINT-it, nuk janë të interesuara që Kosova të shkojë sërish në zgjedhje, por presin certifikimin e rezultateve që të angazhohen në tejkalimin e ngërçit politik.

Sipas këtyre raportimeve, ata nuk është i interesuar që në Kosovë të formohet një koalicion i brishtë qeverisës.

Madje ndërkombëtarët e kanë vënë si kusht që koalicioni qeverisës, të mos bazohet në parimin e ndaljes së dialogut me Serbinë apo anulimin e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe, pasi që këto do të mund të sillnin izolimin ndërkombëtar të Kosovës./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.