ARKATANA

Daka fton qytetarët të dalin në zgjedhje

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka thënë se ky institucion i ka bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen të dielën.

Daka, i ka ftuar qytetarët të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për të ardhmen e tyre. “I ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese, t’i ndajnë pesë minuta kohë që më 8 qershor, me votën e tyre, të kontribuojnë që këto zgjedhje të kalojnë sa më mirë dhe me qetë, në mënyrë që 8 qershori të jetë ditë feste për Republikën e Kosovës.

Besoj se në këto zgjedhje pjesëmarrja e qytetarëve do të jetë më e madhe, sepse është koha e mirë, dita është e gjatë, si dhe ende nuk kanë filluar pushimet vjetore”, ka thënë Daka për “Epokën e re”.

Eco Higjiena

Shefja e KQZ-së pret që procesi zgjedhor të jetë i lirë, transparent dhe demokratik. Në këtë kontekst, ajo ka thënë se, nëse çdo gjë do të ecë për së mbari, Kosova do ta përmirësojë imazhin e hidhur dhe të keq nga zgjedhjet parlamentare të 2010-s.

“Konsideroj se dita e zgjedhjeve do të kalojë mirë, qetë dhe mbi të gjitha zgjedhjet do të jenë fer, të lira dhe demokratike. Nëse rast se ky proces do të mbahet në frymën demokratike, atëherë mund të themi se Kosova më në fund e ka kaluar atë imazhin e keq dhe të hidhur që ka mbetur nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2010. E gjithë kjo mund të ndodhë vetëm nëse subjektet politike, komisionarët, mbi të gjitha kandidatët, janë të vetëdijesuar dhe nuk do të kërkojnë që të fitojnë në ulëset në Kuvendin e Kosovës me manipulime, por me vota të qytetarëve”, është shprehur Daka.

Ajo ka bërë thirrje për qytetarët dhe partitë politike që të kontribuojnë në ruajtjen e votës, duke thënë se e ardhmja e shtetit të Kosovës do të varet nga zgjedhjet e së dielës. “Mesazhi im për subjektet politike, liderët e tyre dhe komisionarët, është ta ruajnë votën e qytetarëve dhe ta kenë parasysh që zgjedhjet e 8 qershorit janë zgjedhjet më të rëndësishme që ndonjëherë janë mbajtur në Kosovë, sepse nga ky proces zgjedhor do të varet e ardhmja e shtetit të Kosovës”, ka thënë Daka.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.