Uji Dea

Sveçla reagon pas arrestimeve për masakrën e Reçakut: Asnjë kompromis ndaj krimeve të luftës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas operacionit të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, ku u arrestuan pesë persona të dyshuar për përfshirje në masakrën e Reçakut dhe një person tjetër i dyshuar për vrasjen e civilëve në Ponesh.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla tha se krimet e luftës të kryera nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe po hetohen dhe ndiqen penalisht më shumë se kurrë më parë, duke theksuar se nuk do të ketë kompromis ndaj krimeve të kryera kundër popullatës së Kosovës.

Ai përgëzoi Policia e Kosovës, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës për realizimin e operacionit dhe arrestimin e të dyshuarve.

Sipas Sveçlës, Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe të gjithë ata që kanë planifikuar, urdhëruar apo zbatuar krime ndaj popullatës duhet të përballen me drejtësinë. Ai shtoi se dhimbja e familjeve të viktimave vazhdon të mbetet e madhe, ndërsa vendosja e drejtësisë është obligim institucional dhe moral.

ARKATANA

Ministri theksoi se institucionet do të vazhdojnë ndjekjen e personave të dyshuar për krime lufte derisa secili përgjegjës të japë llogari për veprimet e tij.

Ai kujtoi gjithashtu se, gjatë mandatit të tij, hetimi i krimeve të luftës brenda Policisë së Kosovës është fuqizuar, duke u ngritur nga nivel sektori në drejtori dhe duke iu dyfishuar numri i personelit.

Në fund, Sveçla deklaroi se vendosja e drejtësisë për viktimat është e domosdoshme për ruajtjen e së vërtetës historike, ndërtimin e një të ardhmeje me dinjitet dhe parandalimin e përsëritjes së krimeve të së kaluarës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.