ARKATANA

Tahiri: As Kurti as Rama s’patën takime me qeverinë amerikane, alarm për kombin e shtetet tona, arsyet dihen

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka komentuar vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama, në Nju Jork të SHBA’së ku u mbajt Asambleja e Përgjithshme e OKB’së.

Tahiri tha se as njëri e as tjetri nuk patën takime me qeverinë amerikane, duke thënë se kjo flet për brishtësinë e gjendjes brenda dy shteteve dhe se kjo përfaqësohet më pas edhe në diplomaci.

“Ishin në Amerikë, por nuk patën takime me qeverinë amerikane – as Kurtin, as Edi Ramën nuk i takuan qeveritarët amerikanë. Ky është një alarm për kombin dhe dy shtetet tona. Arsyet dihen: Kosova në kriza politike tash dy vjet e që vazhdojnë, ndërsa Shqipëria në pellgun e korrupsioneve të pandalshme”.

FIDANISHTJA

Tahiri kritikoi Ramën edhe për fjalimin e tij në OKB, duke thënë se nuk përmendi ish-krerët e UÇK’së dhe dënimin në Hagë.

“Ai që pati mundësi të flasë në Asamblenë e Përgjithshme ishte Rama, sepse Shqipëria është anëtare e OKB-së, mirëpo fjalimi i tij u bojkotua nga të gjitha vendet anëtare të OKB-së. Duke mos pasur çfarë t’i thotë botës për Shqipërinë, Rama iu foli për rëndësinë e inteligjencës artificiale, ndërkohë që debati botëror hapur po shfaq shqetësimet se inteligjenca artificiale po e çon botën drejt apokalipsit. Rama nuk foli as për Kosovën, as për padrejtësinë ndaj liderëve të UÇK-së. Së paku e kishim ndier se pati Kosova një zë në OKB”.

“Sa më e brishtë gjendja në shtet aq ma e brishtë diplomacia – kjo u pa në të dyja rastet. Edhe Kosova, edhe Shqipëria janë në këtë gjendje, fatkeqësisht”, përfundoi Tahiri./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.