Iliri në gjuhë
Shqipëri në çdo shtëpi, është betim i shqiptarit, është arbërim i të folmes, e bukura fjalës në këngë.
Kjo iliri e artit në gjuhë
që ka zënë në çdo shtëpi
krahët i ka nga sintaksa
dhe zemrën nga flamuri
Shqipëri në çdo shtëpi
është himn i trojeve tona
është gjuha që e flasim
dhe gjuha që e shkruajmë
Shqipëri në çdo shtëpi
është urdhër kulturimi
dhe detyrë e çdoditshme
për gjithsecilin shqiptar
Rrustem Geci, poezi nga libri “Kanuni poetik”, libër me 23 mijë vargje, dhe 24 poema


