Hidromorava

Përgatitet arsyetimi ligjor për shpalljen e zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Mosfunksionimi i rreth tridhjetë agjencive, ndërmarrjeve dhe institucioneve tjera publike e shtetërore për shkak të moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës, mund ta çojë vendin në zgjedhje të shpejta. Ky, në fakt është arsyetimi ligjor që presidentja e vendit Atifete Jahjaga do ta përdorë në rast të një veprimi të tillë, e që nuk pritet të jetë i largët.

Sipas burimeve të gazetës Tribuna, pengesa e vetme drejt zgjedhjeve të reja është vullneti i qytetarëve serb në veri të Kosovës. Atje po bëhen hulumtime nëse do të mund të mbaheshin sërish zgjedhje të suksesshme dhe nëse rezultati del të jetë pozitiv atëherë zgjedhjet e shpejta bëhen të pashmangshme.

ARKATANA

Jahjaga ka nisur një seri konsultimesh me liderët e partive politike për tejkalimin e ngërçit politik, por koalicioni paszgjedhor LDK-VV-AAK dhe Nisma në njërën anë dhe PDK në anën tjetër nuk po arrijnë që t`i krijojnë institucionet. Blloku paszgjedhor nuk po e voton kandidatin e PDK-së për kryeparlamentar që i takon sipas kushtetutës së vendit, derisa PDK nuk po heq dorë nga kjo e drejtë. Pa zgjedhjen e kryetarit, Kuvendi mbetet i pakonstituuar dhe kësisoj nuk mund të procedohet në zgjedhjen e qeverisë së re …(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.