UBT

Thaçi mbyll deklaratën në Hagë: “Jam i pafajshëm për çdo akuzë”

/ 2 minuta lexim
HW

Pas gati tre vitesh proces gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar deklaratën e tij përmbyllëse, duke mohuar të gjitha akuzat e ngritura nga prokuroria dhe duke u shpallur i pafajshëm për çdo pikë të aktakuzës.

Thaçi e nisi deklaratën duke uruar qytetarët e Kosovës për përvjetorin e pavarësisë, ndërsa shprehu gjithashtu keqardhje për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë.

Në fjalën e tij, ai kujtoi periudhën kur ishte student në Zvicër, duke theksuar se nuk kishte plane për marrjen e pushtetit. Sipas tij, planet për dhunë dhe gjenocid në Kosovë u hartuan nga regjimi i Slobodan Millosheviqit, i cili, siç tha Thaçi, e kishte dënuar atë në mungesë, njësoj si edhe liderë të tjerë botërorë.

HW

“Duke parë masakrat ndaj popullit tim në Kosovë, vendosa të kthehesha në vendlindje. Bëra atë që do të bënte secili prej nesh. Jam krenar dhe nuk i bie pishman asnjëherë për veprimin e bërë”, deklaroi ai.

Thaçi theksoi se, sipas tij, ekziston vetëm një e vërtetë e përjetshme: kundërshtari i tij ishte vetëm regjimi i Slobodan Millosheviqit. Ai shtoi se kthimi i tij në Kosovë nuk kishte si qëllim pushtetin, por luftën për liri dhe paqe.IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.