Fundamenti

70 vjet identitet të Bibliotekës

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

70 vjet janë shënuar që nga themelimi i Bibliotekës Kombëtare, e cila në shtatë dekada është “detyruar” të ndërrojë jo më pak se shtatë emra.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, “Pjetër Bogdani”, e cilësuar “si diell përmes të cilit dija shqiptare ka ndriçuar”, shënoi 70 vjetorin e themelimit të saj. Institucioni më i lartë bibliotekar në Kosovë, që në këto 7 dekada ka mbajtur 7 emra të ndryshëm, u cilësua si djep i dijës që ka ndryshuar realitetin kosovar. Në festën e 70 vjetëve të veprimtarisë, amfiteatri i madh i bibliotekës ishte i mbushur fund e krye, si asnjëherë më parë, me figura të cilat u tha se kanë kontribuar në zhvillimin e institucioni të ngritur më 1944 në Prizren. Biblioteka me një fond prej 2 milion njësi bibliotekare dhe me mjedise që frekuentohen nga më shumë se 100 mijë lexues brenda vitit, biblioteka renditet ndër bibliotekat më të mëdha në rajon.

Bedri Zyberaj, drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”, tha se jemi mbledhur sot këtu ta kujtojmë të kaluarën e biblotekës kombëtare të Kosovës, dhe të shënojmë 70 vjetorin e këtij tempulli të dijes dhe kulturës së vendit tonë. “Ata që e njohin historinë e gjuhës së shkruar shqipe e sidomos të librit shqiptar e dinë shumë mirë se koha e fillimit të punës së bibliotekave të hapësirave albanofone nuk ka ardhur si një rastësi, ishte dashuria e madhe për gjuhën e sidomos për librin parakushte që krijuan bibliotekat, fillimisht me numër të paktë të fondesh e më pastaj duke u pasuruar ndër vite”, tha Zyberaj.

Sipas tij historia e bibliotekës, pavarësisht se fillon me 25 nëntor të vitit 1944 në Prizren nuk e ka pasur rrjedhën e qetë dhe të pa shkëputur që i duhet institucioneve të kësaj natyre dhe të këtij karakteri. “Dy vjet pas themelimit biblioteka e asaj kohe është bartur në Prishtinë, 1953 ajo është mbyllur dhe fondet e saj janë përvetësuar nga ish-biblioteka “Miladin Popoviç”, në vitin 1962 ri-themelohet dhe vendoset në objektin e Galerisë së Arteve. Në shtator të vitit 1981 biblioteka e njohur në atë kohë si biblioteka popullore dhe universitare e Kosovës e fillon veprimtarinë e vet në objektin ku ndodhemi tani, i cili në aspketin në arkitektonik ka konstrukt të veçantë, ku spikasin elementi i gurit dhe i drurit e mbi to kupolat që si ditën ashtu edhe natën i japin i asaj pamje sa madhështore aq edhe mbresëlënëse për vizitorët”, pohoi ai.

Sali Bashota, ish drejtor i kësaj biblioteke dhe Kryetar i Këshillit Drejtues të BKK-së, tha se pagjumësia ideale e njerëzve të Kosovës ka një lidhje shpirtërore me bibliotekën kombëtare të Kosovës, prandaj portreti i këtij institucioni siç tha ai në këtë 70 vjetor e ka historinë e vet më të admirueshme ndërsa sytë e kujtesës e kanë një dëshmi të dokumentuar. “Biblotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, 7 herë ja kanë ndryshuar emrin, numri 7 kësaj rradhe nuk është numër i shenjtë se nuk ka të bëjë fare me kodin e vet, as me simbolikën e 99 kupolave as me dritare zenitale, as me grila të bronzta që ja ndalin frymën rrezeve ultra-violete që të mos i prishin librat apo të mos na prishin qetësinë e lumturinë”, pohoi Bashota.

Hidromorava

Sipas tij jeta e bibliotekës është qendresë dhe ekzistencë, dashuri dhe krenari por edhe vuajtje dhe sakrificë. “Një metaforë shqiptare do ta shënonte biblotekën si kabinet magjik, ku mbyllen mendjet e shumta dhe të magjepsura, apo edhe parajsa është biblotekë. “Dorëshkrimet, librat e rinj, të vjetër, hartat pastaj koleksionet e muzikës, gazetat, revistat e kanë rëndësinë e vetë në pasqyrën e Kosovës për plotë 70 vjet, kur biblioteka ka arritur ta ruaj frymën dhe identitetin e saj”, tha ai.

Persida Asllani, drejtoreshë e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, tha se emri i intelektualit Pjetër Bogdani është ndër figurat më të rëndësishme të kombit shqiptar, dhe këtë e mban me rkenari BKK-ja. “Për mua ky emër shënon 3 momente të rëndësishme të kulturës kombëtare, i pari është botimi i veprës së tij “Çeta e Profetëve”, pastaj rikthimi i veprës së Bogdanit nën vëmendjen dhe përkushtimin e veçantë shkencor por jo vetëm shkencor të Ibrahim Rugovës dhe tani së fundi në vitin 2014, ky gjest prej sfinksi Bogdani vjen edhe njëherë për të shënuar 70 vjetorin e Bibliotekës Kombëtare”, pohoi Asllani.

Veton Firzi, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës tha se edhe në ditë të zakonshme ardhja në biblotekë kombëtare është gjithmonë ndjenjë e veçantë. “Biblioteka Kombëtare bashkë me komponentin universitar në këto 7 dekada ka rrëfyer dhe ruajtur momentet e ecjes sonë dhe i ka dhënë dritë qëllimeve tona. Për më tepër ky institucion ka qenë pjesë e krenarisë sonë dhe vlerave tonë të mirëfillta”, pohoi Firzi.

Në fund u ndanë mirënjohje për kontribuesitë e ngritjes së bibliotekës, si Adem Demaqi, Ukshin Hoti, Rexhep Qosja, Ministria e Arsimit dhe ajo e Kulturës, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Sali Bashota, Pleurat Sejdiu etj. /zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.