Fundamenti

Muzg veror

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Poezi nga Meti Rexhepi
Sendeve pemëve lisave kodrave kulmeve ngrehinave
si shenj lamtumire dita i zgjati të përhiturat
hiperbola fanitej si përmasë hijesh
ndoshta ishte e dëftuara e fundit e një ndodhie
ti linte shenjat e rënies së dhimbshme ca trajta të brishta të rrëshqitjes pjerrtësive shtrirje të shpifura gjymtyrësh të natyrës sepse çdo gjësend që u rrotullua mbeti në vend përveç kohës që nuk frenohet me asnjë send andaj trashej mbulesa e zijoshes që ia qepte nata rivales së saj të verdhë asaj të shtjelle njerëzit i hapnin vrima me llamba krejt para se të na vishej futë dhe ti lëshonte perdet e errëta syve ujë i butë
dita dëftonte për ne ndonjë aset të bardhë
vashën që i ndërronte të brendshmet radhë-radhë
nëse nuk i pa të gjitha
e kishte fanitur shqisa
dhe ajo të lëbyrka
por peneli i dritës i tërheq vijat
si nuk e pe kur e dëboi një ujëvarë
të la në dorë kapistallin e mendjes sikurse kalit
të kulloste në aromën e djeshme të barit
lëbyrja e bardhë verbëri të afshit
terri për inat të ditës
i fshiu të gjitha nuancat pikturës
edhe një rikthim tek e djeshmja
lypje motivesh ngjyrash dhe nuancash
nata shikimet i zhytë në detin e vet
pa ujë pa valë pa dallgë pa kripë
të errëtës së saj as pështymë
nuk i mbeti për vesë
me të gjithë djajtë e fshehur në kujtesë
ajo nuk i mbante dot të pushtuar pinjojtë e dritës
anë e kënd ia shqyenin vellon e zezë yjtë
dhe me krenari vezullonin deri në burgosjen prej agmisë

UBT
     Gjilan, korrik 2021
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.