Diellza Kolgeci “kthehet në kohë”, ndryshimi i ri në pamje i shkon për mrekulli
Diellza Kolgeci ka vendosur t’i rikthehet një prej pamjeve që e kemi parë në vitet e hershme të karrierës së saj.
Ikona e bukurisë shqiptare ka ndryshuar flokët, duke zgjedhur një prerje të freskët dhe një nuancë natyrale kafe, larg biondes me të cilën është identifikuar prej vitesh.
Për transformimin është kujdesur Kaci Lleshi, ndërsa vetë Diellza e ka prezantuar rezultatin në Instagram.
“Prerje dhe ngjyra natyrale me Kacin e titulluam ‘kthim në kohë’”, ka shkruar ajo krahas pamjeve nga salloni.
Dhe emërtimi nuk është aspak rastësor. Flokët kafe sjellin menjëherë në kujtesë Diellzën e viteve të hershme të karrierës, kur ajo shfaqej me nuanca më të errëta, përpara se biondja të bëhej një prej elementeve karakteristike të imazhit të saj.
Me ndryshimin e ri, Diellza duket shkëlqyeshëm, duke dëshmuar edhe një herë se disa pamje mund të rikthehen pas shumë vitesh dhe të funksionojnë po aq bukur.


