ARKATANA

1671 gjoba për kundërvajtësit, 23 ngasës të mjeteve motorike të dënuar dhe 32 gjoba për këmbësorët

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, me theks të veçantë atyre me fatalitet, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, në veçanti kërkon nga këmbësorët.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 23.08.2024 – 29.08.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ “Rrethi” ka shqiptuar njëmijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e një (1671) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i njëmbëdhjetë (11) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
• Hetim i njëzetë (20) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
• Hetim i një (1) aksidenti me fatalitet,
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e tre (23) ngasës,
• Shqiptuar tridhjetë e dy (32) gjoba ndaj këmbësorëve në kuadër të projektit “Siguria e këmbësorëve”.
• Shqiptuar njëzet (20) gjoba ndaj ngasësve të automjeteve për mos respektim të ligjit për rregullat në trafikun rrugor në raport me këmbësorët.

Eco Higjiena

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, me theks të veçantë atyre me fatalitet, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, në veçanti kërkon nga këmbësorët që kur jeni në rrugë:

• Bëhuni të dukshëm!
• Respektoni semaforin dhe shenjat e trafikut!
• Shikoni majtas, shikoni djathtas pastaj kaloni!
• Mos përdorni telefonin, kufje në vesh aspo pajisje të ngjashme kur truponi rrugën!
• Shfrytëzoni ç’do herë vendkalimet e shënjuara për këmbësorë dhe ecni në trotuare!
• Në rrugë pa trotuare ecni në anën e majtë!
• Kujdesi shpëton jetë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.