Mobi Casa

1641 gjoba të shqiptuara në trafik dhe 24 ndalesa të mjeteve motorike

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ne besojmë se me bashkëpunimin e të gjithëve, mund të shmangim aksidentet e trafikut rrugor, me theks të veçantë të atyre me fatalitet dhe të sigurojmë një mjedis të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 28.03.2025 – 03.04.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e gjashtëqind e dyzet e një (1641) gjoba.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

· Hetim i nëntëmbëdhjetë (19) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,

Hidromorava

· Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të trafikut me të lënduar,

· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e katër (24) ngasës.

Në përputhje me lagjin për rregullat në trafikun rrugor, kujtojmë të gjithë shoferëve të mjeteve me veprim motorik se gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit.

Ne besojmë se me bashkëpunimin e të gjithëve, mund të shmangim aksidentet e trafikut rrugor, me theks të veçantë të atyre me fatalitet dhe të sigurojmë një mjedis të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik./rajonipress/