15 persona të ndaluar dhe tetë aktakuza të ngritura

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesëmbëdhjetë (15) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personave për veprat penale “Dhuna në familje” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personave për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personave për veprat penale “Vjedhja e shërbimeve”./rajonipress/