RCCOLA

14 vjet pas, mes shpresës dhe zhgënjimit

/ 6 minuta lexim
Hidromorava

Alberti, ish luftëtar: “Ndjehem i zhgënjyer, i shfrytëzuar e pa respekt”. “Mos me u rujtë pak kur shkoj atje, konfrontohesh çdo ditë me njerëz. Le që nuk të respektojnë, por të nënçmojnë e tallen”.

Po kështu është edhe rasti dhe përjetimet e mërgimtarit tjetër, Albertit, që së bashku me familje njihet ndër kontribuesit më të mëdhenj të fondit “Vendlindja Thërret” në qytetin e St Gallen.

Alberti, i riu nga Zvicra, që iu bashkua forcave të UÇK-së me dhjetëra-mijëra franga

Që nga fillimi i vitit 1994 kam paguar nga 500 franga në fondin “Vendlindja Thërret”, fillimisht kam paguar në mënyrë sporadike. Kurse nga viti ‘97 kemi dhënë me familje krejt çka kemi pasur, po flas më herët kur pjesa më e madhe hezitonin, tregon gjakovari, i cili gjatë asaj kohe nuk ka pasur më shumë se 25 vjet.

“Se si e kam kuptuar se ka djem pushke, unë kam dhënë jo 100 në muaj, por 500 e më tepër, se ndryshe jam turpëruar”, tregon njeriu që për 70 mijë franga ka dëshmi që e ka ndihmuar luftën për çlirim.

Gjersa vazhdon e flet me nostalgji për shoqatën “Mëmëdheu” që konsiderohej çerdhe burrash, shprehet ai. Unë kam pasur fatin që e kam gjetur veten aty, kujton ai përjetimet nga e kaluara që është i lidhur fort me shoqatën “Mëmëdheu”.
“Disa njerëz lindin për do vepra, kështu ka lindur edhe shoqata “Mëmëdheu”. Puna e vepra e “Mëmëdheut” janë për t’u admiruar, shprehet Alberti, i cili rrugën për t’i dalë në mbrojtje atdheut e ka marrë nga dera e kësaj shoqate.
“Kam shkuar me 30 mijë marka e me një arsenal të madh armësh nëpër Shqipëri dhe ua kam dhënë djemve në uniformë. 20 mijë marka të tjera ia kam dhënë babait t’ ua shpërndajë ushtarëve dhe vetë kam ikur në betejën e Junikut”, kujton i qetë ngjarjet e asaj kohe të vështirë lufte për popullin e Kosovës.

Alberti nuk është penduar asnjëherë që kontributi i tij financiar ka shkuar përtej kësaj.

“Për të gjitha këto që kam bërë nuk jam absolutisht pishman, për lirinë e Kosovës nuk jam pishman. Na ka ra hise”, thotë Alberti.

I cili ka punuar 15 deri në 16 orë çdo ditë për t’i dalë në ndihmë luftës çlirimtare.

Sot për sot kam respekt për çdo djalë të pushkës, shprehet ai. “Por, për situatën, qëndrimet e sotme, abstenoj”.
Për më tepër, vazhdon ai, “ndjehem i zhgënjyer, i shfrytëzuar e pa respekt”.
“Mos me u rujtë pak kur shkoj atje, konfrontohesh çdo ditë me njerëz. Le që nuk të respektojnë, por të nënçmojnë e tallen”.

Hidromorava

Shpjegimin për domethënien e këtij dokumentari dhe njëkohësisht të qenit në fokus të këtij dokumentari, kryetari i shoqatës „Mëmëdheu, Isuf Sherifi, e sheh si një përgjegjësi të madhe morale, njerëzore dhe intelektuale i të gjithë atyre që identifikoheshin në atë kohë me shoqatën.

„Mëmëdheu“, odë e veprimtarive patriotike të diasporës shqiptare në Zvicër

Çdo aktivitet që bëhej kishte për objektiv mirëqenien njerëzore, njeriun shqiptar që shtypej dhe nëpërkëmbej barbarisht nga pushtuesit e trojeve shqiptare, shprehet ai.

Janë qindra bashkëkombas që kanë frekuentuar rregullisht shoqatën dhe që mbajtën gjallë ecjen e saj drejt obligimeve të veta që kishte. Shoqatën në periudhën kritike të vendit po ashtu e kanë vizituar gati të gjithë politikanët e Kosovës.

Aktiviteti i shoqatës, thotë ai, pa dyshim se ka qenë i shumëllojshëm. Në njërën anë ishte kultivimi dhe ruajtja e kulturës dhe e traditave shqiptare këtu në mërgim dhe, në anën tjetër, ndihmesa e madhe për shtytje të mëtutjeshme përpjekjeve në vendlindje, për të dalë nga ferri pushtues. Ishte mirëqenia kombëtare që rrezikohej në vendlindje, andaj edhe kontributi ynë ishte i orientuar kah vendlindja, qartëson poeti Isuf Sherifi. I cili i pasionuar pas librit, bashkë me shokë të tjerë, kishin arritur të krijonin bibliotekën e shoqatës. „Shoqata kishte arritur të kishte mijëra tituj të librave në biblioktekën e saj, aq sa kishim informata, askund në mërgatë nuk kishte një shoqatë tjetër që posedonte me një librari dhe viedotekë të tillë si „Mëmëdheu““, shprehet Isufi.

Tani për tani jemi në një periudhë të zymtë bashkëpunimi me institucionet e Republikës së Kosovës, konstanton ai. Këtu nuk flas për institucionet, degë të saj, që janë në Zvicër. „Sidoqoftë, unë personalisht aspak nuk jam i kënaqur me rrjedhat e bashkëpunimit. Ky bashkëpunim edhe nëse ndodh, është bashkëpunim i “imponuar” nga vetë njerëz e aktivistë që jetojnë në mërgim“. Duke shtuar se nganjëherë bëhen aktivitete në mërgim e për mërgatën vetëm sa për t`u thënë se u bë diç, sa për të pasur me se të mbushen raportet njëvjeçare të punëve të tyre. Nervi i vërtetë i çështjeve të hapura të mërgatës shqiptare, mendon ai, aspak nuk preket dhe, edhe nëse preket, në doza të vogla.

„Si ekspert i migracionit që jam, thotë Isufi, pikëllohem shumë kur shosh aktivitete të mbajtura për gjëra krejt periferike, që shpeshherë edhe vendosen në minutazhet e para të TV–ve tona, për të arsyetuar gjallimin e tyre“.

Kjo më dhemb dhe kurrsesi nuk mund të pajtohem me një politikë të tillë, sepse, fundja, kjo shkon në dëm të të gjithë neve. Kjo situatë mund të lërë pasoja të mëdha. Pasojat e para kanë filluar të lënë gjurmë. Ato pasoja preken dhe shihen për çdo ditë. Uroj të mos përfundojë në një lojë si të Bumerangut i gjithë ky mosinteresim institucional. (Fund)

(Sqarim: Marku dhe Alberti nuk figurojnë me emra të vërtetë)