ARKATANA

Tragjedi në Bruklin: Vritet kosovari teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

/ 2 minuta lexim
HW

Mbikëqyrësi i një pallati apartamentesh në Bruklin ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi u sulmua nga një person që po tentonte të vidhte pako në hollin e ndërtesës.

Sipas policisë, viktima e identifikuar nga familjarët si 41-vjeçari Burim Havolli, u gjet i plagosur rëndë në kokë. Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Qarkut Kings, ku ndodhej në gjendje kritike dhe më pas ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve, raporton NBC News NY, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, familja e viktimës u trondit që i dashuri i tyre,i cili ishte i respektuar në ndërtesë dhe në lagje, u vra ndërsa bënte punën e tij.

HW

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mëngjes, pak pas orës 08:00, në një ndërtesë në Ocean Avenue, zona e Flatbush.

Policia njoftoi se një person është marrë në pyetje, por deri tani nuk janë ngritur akuza. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vazhdojnë.

Derisa për vdekjen e Havollit kanë njoftuar edhe familjarët e tij në rrjetet sociale. Ata kanë njoftuar se varrimi i Burim Havollit do të bëhet në Kosovë./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.