ARKATANA

Gashi pas caktimit të seancës: S’duhet të bëjmë politikë me vija të kuqe, por së pari duhet ta definojmë LDK’në

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Arben Gashi, pas njoftimit për caktimin e datës për mbajtjen e seancës konstituive më 6 gusht, tha se “ky është një moment që kërkon përgjegjësi shtetërore, vizion dhe lidership politik”.

Sipas Gashit, pikërisht në kohë të tilla, LDK duhet ta marrë rolin që i takon “si forcë udhëheqëse e qendrës së djathtë dhe bartëse e kulturës shtetformuese të Kosovës”.

Ai tha se partia e tij s’duhet të ketë vija të kuqe ndaj asnjë partie.

ARKATANA

“Për ta ndryshuar Kosovën, së pari duhet ta definojmë qartë LDK-në. Duhet ta dimë se çfarë përfaqësojmë, cilat janë vlerat tona dhe çfarë modeli politik u ofrojmë qytetarëve. Na duhet një LDK moderne, përfaqësuese, meritokratike dhe autentike, e ndërtuar mbi besimin e brendshëm dhe mirëbesimin e qytetarëve. LDK nuk duhet të ndërtojë politikën e saj mbi vija të kuqe apo ekskluzivitete ndaj asnjë partie. Bashkëpunimi duhet të udhëhiqet nga interesi i Kosovës, programi politik, orientimi euroatlantik dhe nevoja për institucione të forta e funksionale. Kosova ka nevojë për një LDK të bashkuar, me identitet të qartë, me vetëbesim dhe me guxim për të udhëhequr. Vetëm një LDK e tillë mund ta rikthejë besimin e qytetarëve dhe ta udhëheqë Kosovën drejt zhvillimit, stabilitetit dhe integrimit”, ka shkruar ai.

LDK aktualisht ka pezulluar bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje për një marrëveshje të mundshme pasi janë deponuar nënshkrime për nismën për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.