Eko Higjiena

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK’së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari – Lila, në një intervistë në EURO n’T7 ka folur edhe për takimet që kreu i LVV-së, Albin Kurti, kishte me dy partitë më të mëdha opozitare në vend, PDK dhe LDK.

Kusari-Lila ka treguar për bisedat me partitë politike, duke treguar se me LDK-në kanë diskutuar edhe për një marrëveshje politike për të qeverisur, por që këto bisedime u suspenduan për shkak të problemeve të brendshme të kësaj partie për mbajtjen e kuvendit të tyre të jashtëzakonshëm.

ARKATANA

“Tani a do të vazhdojë z. Abdixhiku të qëndrojë në krye të LDK-së apo do të ndryshojë atje lidershipi dhe ta marrë dikush përsipër LDK-në në një fazë tranzitore deri në kuvendin tjetër, atë nuk e di dhe është pyetje për ta, por që nga ana jonë ne do të angazhohemi maksimalisht që sa më parë, nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së, atëherë të rifillohen bisedat. Por nëse nuk ka, ekziston një mundësi e zgjedhjes së qeverisë dhe konstituimit të Kuvendit deri në një afat tjetër kur do të diskutohet edhe për presidentin, nëse nuk ka gatishmëri për t’u diskutuar menjëherë, përderisa AAK ka paraqitur gjashtë pika që konsistojnë me program qeverisës për të ardhmen e vendit si kusht për të qëndruar në sallë për zgjedhjen e presidentit”, ka thënë Kusari Lila.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.