FIDANISHTJA

Zyrtare: Emir Sahiti kompleton transferimin tek Hamburgu

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Klubi i njohur gjerman HSV Hamburg, përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur sot (e premte) se kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Emir Sahiti.

“Ne kemi transferuar Emir Sahitin nga Hajduk Spliti në një marrëveshje afatgjatë”, thuhej shkurtimisht në postimin e Hamburgut në Facebook.

Në ndërkohë një prononcim të shkurtër e dha edhe Sahiti pas kompletimit të transferimit të tij në Gjermani.

“Hamburgu është një ekip i madh me tifozë të mrekullueshëm. Mezi po pres që të futem në fushë dhe të dhurojë maksimumin”, ka thënë Sahiti.

FIDANISHTJA

Sezonin që lamë pas Sahiti ishte paraqitur në 32 ndeshje me Hajduk Splitin duke arritur që të shënojë katër gola dhe të asistojë në katër të tjerë.

Sa i përket sezonit aktual, ai numëronte katër paraqitje me fanellën e klubit kroat, por që ende nuk e kishte gjetur rrugën e rrjetës.

Në total ai kishte zhvilluar 121 ndeshje për ekipin e parë, duke arritur që të shënojë 18 gola dhe të asistojë në 16 të tjerë, teksa ka fituar dy herë Kupën e Kroacisë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.