Eko Higjiena

Zurichu zyrtarizon largimin e Gjimshitit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare,Berat Gjimshiti ka përfunduar edhe zyrtarisht aventurën tij me klubin zviceran Zurich.Ishte vetë klubi i Zurichut që me një komunikatë në faqen zyrtare bëri të ditur zgjidhjen e menjëhershme të kontratës me Gjimshitin.

Zurichu nëpërmjet fjalëve të presidentit Ancillo Canepa e justifikoi vendimin e marrë me faktin se dëshironte t’i jepte mundësinë Beratit të gjente një skuadër të re ku mund të luajë më shumë në mënyrë që të ketë mundësi të grumbullohet nga Shqipëria në Euro 2016.

22-vjeçari ishte bashkuar me skuadrën e parë të Zurichut në vitin 2012 dhe gjatë kësaj periudhe Gjimshiti ka luajtur 135 ndeshje zyrtare duke shënuar dhe gjashtë gola.

UBT

Në fund të komunikatës klubi i Zurichut i uron fat mbrojtësit të përfaqësueses kuqezi në karrierën e tij të mëtejshme.

Gjatë ditës së sotme Berat Gjimshiti pritet të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Atalantës. Padyshim që ky mund të konsiderohet një hap i madh për karrierën e 22-vjeçarit, që debutoi me Shqipërinë në barazimin 0-0 me Danimarkën në Kopenhagen shtatorin e kaluar, për tu bërë më pas protagonist edhe me golin ndaj Armenisë në ndeshjen që vulosi kualifikimin e Kombëtares Kuqezi në Euro 2016.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.