Ernest Muçi e nis me këmbë të mbarë vitin 2025 – shënon ndaj Çaykur Rizespor

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Besiktasi ka luajtur baras me rezultat 1-1 ndaj Çaykur Rizespor në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit turk.

Golin e vetëm në këtë takim për Besiktas e shënoi ylli shqiptar Ernest Muçi, i cili realizoi në minutat shtesë të pjesës së parë për ta barazuar rezultatin në 1-1.

Për paraqitjen e tij fantastike dhe golin e shënuar, Muçi u vlerësua me notën 7.5 nga Sofascore.

Uji Dea

Përveç golit të shënuar, reprezentuesi shqiptar pati edhe 21 pasime të kompletuara, dy driblime të suksesshme dhe shtatë duele të fituara.

Ky ishte goli i katërt i Muçit në këtë edicion të garave pas 13 ndeshjeve të luajtura, teksa ka edhe një asistim.

23-vjeçari do ta ketë mundësinë që t’i përmirësojë edhe më shumë shifrat e tij, kur Besiktasi do të përballet ndaj Sivassporit të Rey Manajt në kuadër të Kupës së Turqisë./Telegrafi/