Fundamenti

Daku rikthehet në Rusi, trajneri zbulon se çfarë i tha

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Mirlind Daku është rikthyer në Rusi, tek ekipi i tij, Rubin Kazan.

Kjo u bë e ditur nga trajneri i tij atje, Rashid Rakhimov, i cili tregoi se Daku nuk luajti në ndeshjen miqësore pasi që sapo është rikthyer.

Rakhimov tha se bashkëlojtarët e kanë takuar dhe folur me të, teksa zbuloi se i ka thënë Dakut që të ndajë futbollin nga politika.

Eco Higjiena

“Daku sapo është kthyer. Ai është mirë. Djemtë e kanë takuar, kanë folur. E kuptojmë që situata të tilla ndodhin, me Demiralin e Turqisë për shembull. Për fat të keq futbolli është i përzier me politikën tani. Mendoj se punë e lojtarëve është të ndajnë futbollin nga politika. Dhe ia kam thënë Dakut këtë, që duhet të fokusohet në këtë”, tha Rakhimov.

Mirlind Daku u dënua me dy ndeshje moslojë nga UEFA, pasi që pas ndeshjes me Kroacinë, mori megafonin duke sharë serbët dhe maqedonët.

Pas përfundimit të aventurës së kuqezinjve në Euro 2024, Daku kaloi disa ditë pushime në bregdetin shqiptar, për t’u kthyer në Rusi te ekipi i tij, Rubin Kazan.