UBT

Zjarret janë bërë shqetësuese për qytetarët vitias dhe mjedisin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Në kohën kurë vendi ynë po përballet me temperatura të larta, për fat të keq, rënduese dhe shqetësuese janë bërë dhe zjarret e qëllimshme. Edhe në Komunën e Vitisë, nga faktori njeri, janë djegur me dhjetëra hektarë pyje! Zjarret ditëve të fundit po i favorizojnë edhe erërat e forta që po fryejnë!

Sipas EVSB kjo dukuri është bërë tejet shqetësuese për qytetarët, me rrezikshmëri për jetët e tyre ,pasoja ekonomike si dhe dëme mjedisore.

Zjarret po shfaqen gjithandej në Kosovë, nga të cilat janë duke u dëmtuar pyjet, tokat pyjore, por dhe sipërfaqe t’jera rurale dhe urbane.

EVSB- apelojmë për kujdes maksimal në ruajtjen e pyjeve, të natyrës dhe mjedisit.
Apelojmë po ashtu te të gjitha institucionet përgjegjëse, duke filluar nga Komunat, njësitë Komunale të APK-së, shërbimin e zjarrfikësve, dhe policinë e Kosovës, për koordinim të veprimeve, si dhe kujdes të shtuar në parandalimin e zjarreve, dhe mobilizim i të gjithë mekanizmave shtetërore për shuarjen e tyre.

Uji Dea

Vatrat e zjarreve i vizitoj edhe Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Afrim Halili, Komandanti i Zjarrfiksave në Viti, Hetem Jakupi, si dhe zyrtar t’jerë të kësaj Komune.

EVSB – Apelojmë veçanërisht për mobilizim dhe kujdes të shtuar të rojeve të pyjeve, që të përcjellin aktivisht situatën, dhe të identifikojnë keqbërësit, e të japin informata të sakta tek organet e rendit, për të gjithë ata persona të pa përgjegjshëm që i shkaktojnë zjarret.

JU LUTEMI: Kujdes dhe mos ndizni ZJÂRRE!.
T’i ruajmë pyjet, sepse ato janë resurse të çmuara të këtij vendi.
Bëhu pjesë e parandalimit dhe e fikjes së zjarrit, në rast se paraqiten ato!
Lajmëroni organet kompetente në Komunat e juaja, për reagim sa më të shpejtë.
Ndihmoni institucionet përgjegjëse në përballjen me zjarret pyjore. Është obligim moral dhe qytetarë, dhe kulturë t’i dalësh zot vendit kur ai ka nevojë për ty.
KUJDESË:Ndezjet e zjarreve janë të dënuara me ligj.!
Koordinatori i EVSB-së, për Komunën e Vitisë; Imri Emërllahu!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.