UBT

Zgjidhja për Asociacionin, më 25 gusht

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar të enjten se brenda muajit do të arrihen katër marrëveshje me Serbinë, prej të cilave më e rëndësishmja është ajo për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, shkruan sot Koha Ditore.

Firmat në to pritet t’i vënë më 25 gusht kryeministrat e të dyja vendeve.

Përpos Asociacionit, në pako është në diskutim edhe çështja e lirimit të urës qendrore në Mitrovicë, që ndodhet mbi lumin Ibër, pastaj çështja e telekomunikacionit dhe ajo e energjisë.

ARKATANA

Rreth dy muaj më parë pati dështuar përpjekja që marrëveshjet të firmoseshin për këto çështje. Ndonëse kishte dakordim për një mori aspektesh, është vendosur që nënshtrimi i të katër marrëveshjeve të bëhet përnjëherësh.

Përballjes së kryeministrave të Kosovës e Serbisë në Bruksel do t’i paraprijë një takim që ekipet teknike të të dyja vendeve do ta zhvillojnë më 24 gusht, ndërkaq pas kryeqendrës së Bashkimit Evropian, shefat e të dyja qeverive do të udhëtojnë në Vjenë për të marrë pjesë në takimin e radhës që rrjedh nga Procesi i Berlinit, e në të cilin gjashtë kryeministra nga vendet e Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë për projektet e përbashkëta infrastrukturore që do të marrin mbështetjen financiare të Komisionit Evropian.

http://koha.net/?id=27&l=70635

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.