UBT - Kosove

Limaj: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi ndaj Kosovës, jo vetëm ndaj individëve

Limaj: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi ndaj Kosovës, jo vetëm ndaj individëve

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke thënë se dënimi i tyre nuk lidhet vetëm me përgjegjësinë individuale, por edhe me pozicionet që ata kanë mbajtur gjatë luftës, raporton Ekonomia Online.

Limaj ka deklaruar se Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi nuk janë dënuar për krime individuale, por për pozicionet që kanë pasur gjatë luftës çlirimtare.

“Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi nuk janë dënuar për krime individuale, por janë dënuar për pozicione që kanë mbajtur gjatë luftës çlirimtare. Edhe mund të them se çdonjëri nga ne që kemi qenë pjesëtarë të UÇK-së, jemi të akuzuar, të gjykuar me këtë aktgjykim”, ka deklaruar Limaj.

Fundamenti

Ai e ka cilësuar këtë si padrejtësi ndaj Kosovës, duke theksuar se shqetësimi, sipas tij, nuk duhet të përqendrohet te vitet e dënimit të individëve, por te pasojat që aktgjykimi mund të ketë për vendin dhe shoqërinë.

“Është gjykuar qëllimi, pozicioni çfarë e kanë aps. Edhe ky është një mashtrim që iu ka bë Kosovës. Prandaj, pse duhet ne të shqetësohemi, mos të shqetësohemi për individin, s’është këtu shqetësim i individit a i ka marrë 25 vjet, a i ka marr 30 vjet, a 35 nuk është shqetësim i individit. Ne duhet të shqetësohmi për padrejtësinë ndaj vendit tonë, ndaj qytetarëve të vendit tonë. Kinezët kanë thënë një padrejtësi dikund, është padrejtësi gjithkund. Një padrejtësi ndaj një individi ëhstë apdrëjtësi ndaj gjithë shoqërisë”, ka thënë ai.

Limaj ka shtuar se, sipas tij, kjo padrejtësi duhet të korrigjohet, pasi mund të ketë pasoja edhe për të ardhmen e Kosovës.

“Është një padrejtësi që ka ndodhur e që duhet të korrigjohet. Padrejtësi e cila ka me pasë pasoja të mëdha që e lidh të kaluarën dhe të ardhmen e vendit tonë dhe këtë ne nuk duhet ta heshtim”, ka shtuar Limaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.