GRANDEMALL

Zgjedhjet lokale 2013

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nga Betim Osmani – Oh, moj Kosovë, oh moj bukuroshe…
shumë po djersiten kandidatët duke dhënë premtime boshe.

Qemajl Mustafa, si shumë e ka zgjat,
kryetar komune prej vitit 2007,
ka ardhur koha në Prishtinë me jetu,
me vazhdu “jetë të qete” e pak me pushu.

E ke, Lutfi Hazirin, atë Lut zotëriun,
që premton autostradën në drejtim për Prishtinën.
decentralizimin shumë mirë menaxhoi,
rajonin e Anamoravës shumë keq copëtoi.

Më i zëshmi po del Ismajl Kurteshi,
nuk premton mrekulli por alternativa për të ndryshu qytetin.
më pak dreka e darka për pushtetarët,
më shumë investime për qytetarë.

E kandidat Rexha, ai Rexhep Kadriu,
aleancën përforcoi, shpejtë Përlepnicën me Gjilan bashkoi!
po tregohet punëtor edhe zemërgjerë,
investime vetanake sjell gjithkund për qytetarë!

Mobi Casa

Oh, mor Gjilan, Gjilani i ri,
e ke Faton Bislimin një kandidat për fillim të ri.
njeri me vlera dhe intelektual,
më mirë kishte shërbyer si ministër sesa kryetar në Gjilan!

Deri tani, fushata mirë po kalon,
po e presim Hashimin me ardh me 150-milionë!
pas shumë vitesh, Mirushën me përfundu,
kulmet e shtëpive asfalt me i shtru.

Disa shefave të partive, unë po ju them,
nuk zhvillohet vendi kështu, nuk është gjithçka sui-generis.
premtimet e bëra po i harroni shpejt!
për ta një këshill: merrnu me diqka tjetër, çiklizmi zgjat jetën!

Sikur Partia e Fortë në Gjilan të garonte,
Shtëpi të Bardhë sigurisht do të premtonte.

Betim Osmani, Pasardhës i Ilirëve të Lashtë

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.