UBT

Zanieri: Veprimet e Kurtit pa mirëkuptim me komunitetet vetëm e kanë përkeqësuar situatën në Veri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Diplomati italian, Lamberto Zanieri, i cili ka shërbyer në Kosovë si shef i UNMIK-ut ka folur për zhvillimet politike lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe për Veriun e Kosovës.

Zanieri teksa ka komentuar veprimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me Veriun e vendit, ka thënë se veprimet imponuese të sundimit të ligjit dhe pa mirëkuptim me komunitetet lokale, vetëm sa e kanë përkeqësuar situatën.

Sa i përket sulmit të fundit të ndodhur më 29 nëntor në kanalin e Ibër-Lepencit dhe hetimeve që po zhvillohen, Zanieri ka thënë se s’pret hetim të suksesshëm nga Policia e Kosovës nëse s’do të arrihet të sigurohet bashkëpunim me popullatën vendase dhe dëshmitarët e mundshëm.

“Organizatat ndërkombëtare mund të përfshihen, por ato mund të përballen me probleme të ngjashme”, ka thënë Zanieri.

ARKATANA

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Zanieri ka thënë se s’është duke i ndjekur nga afër, megjithatë thotë se është pak i zhgënjyer me ritmin e ngadaltë të zbatimit të marrëveshjeve.

Ai tutje ka folur për Novosti, ka veçuar edhe për problemin e BE-së si ndërmjetës, duke theksuar faktin se ka shtete në BE që ende s’e njohin Kosovën dhe se tema e zgjerimit po has në problematika të shumta.

“Derisa punoja në Kosovë, politika e OKB-së dhe qëllimi im ishte përfshirja e BE-së, sepse ajo ka më shumë ndikim se OKB-ja dhe diçka për të ofruar. Ajo qëndron edhe sot, por ka shumë probleme. Njëra është se BE-ja është ende e ndarë, me vende që nuk e njohin Kosovën. E dyta është se tema e zgjerimit të BE-së është e përfshirë në probleme të shumta, kështu që dinamika nuk është aq pozitive sa ishte dhjetë vjet më pare”, ka thënë ai./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.