“25 vjet pas lufte” – E nevojshme përballja me të kaluarën, konsiderohet parandalim i përsëritjes së historisë
Me rastin e 25-vjetorit të përfundimit të luftës në Kosovës, Forumi “ZFD”, ka prezantuar hulumtimin “25 vite pas ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.
Aty u tha se është e nevojshme përballja me të kaluarën, pasi shërben si parandalim i përsëritjes së historisë.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, ka theksuar se sfidat e vazhdueshme me të cilat përballet Kosova në adresimin e së kaluarës së saj të dhunshme dhe traumatike.
Ai ka theksuar nevojën për një qasje holistike ndaj drejtësisë, pajtimit dhe kulturës së përkujtimit.“Është kënaqësi me qenë këtu, ne jemi këtu për t’u futur më shumë me prezantuar këtë hulumtim. Ky punim është realitet se ku kemi mbërri për 25 viteve dhe çfarë të bëjnë në të ardhmen. Përballja me të kaluarën është e domosdoshme, puna e drejtësi nuk ka të bëjë me shiku mbrapa por për të krijuar një bazë. Përballja me të kaluarën nuk lejojnë të tjerët të përdorin narrativa të kundërta. Kemi ende shqetësime që parimet e qasjes ku viktima në qendër ende nuk është trajtuar. Ende ka shumë punë që duhet bërë më tutje, mungesa e kompensimin për të gjitha viktimat. Shteti im është përballe me një të kaluarën e ngjashme dhe pas 80 viteve ende përballemi me të kaluarën. Nëse nuk përballesh me të kaluarën përdorët si armë për palët e ndryshme. Prandaj duhet të përballesh me të kaluarën dhe mendoj që është studim i duhur”, ka thënë Rohde.
Nehari Sharri, Drejtor Vendor i Forumit “ZFD” në Kosovë, thënë se përmes këtij studimi, synojnë të kontribuojnë me fakte të orientuara në statutin aktual, të arriturat, pengesat dhe perspektivat e ardhshme.
“Pyetja është se pse duhet të fokusohemi në të kaluarën dhe jo të mendojmë për të ardhmen. Por ngjarjet në të kaluarën ndikojnë në të tashmen. Çka nuk duhet të neglizhohet është roli se a kemi mësuar mësim nga kjo. Mund të vijmë në përfundim që nuk kemi nxjerr mësime dhe kjo logjike që nuk kontribuon në një të ardhme më të mirë. Përkundër proceseve politike edhe niveli social është me rëndësi, kane kaluar 25 vjet ku të mbijetuarit kanë përjetuar trauma dhe ato narrative nuk janë biseduar sot. Në shumë raste ka stigma të dyfishtë, mungojnë mbështetje institucionale. 25 vite më herët kemi pasur një zyre ku kemi filluar me projektin jashtë dhe pas 25 viteve jemi prezent në 13 shtete. Fokusi kryesor në Kosovë është me u përballë me të kaluarën, të merremi me plagët shoqërore”.
Profesori për Historinë dhe Politikën e Evropës Juglindore, Florian Biber ka potencuar se mos përballja me të kaluarën rrit rrezikun për përsëritje të historisë.
“Nga diskutimet marrëdhënia me Serbinë, dialogu. Kur flet për të kaluarën është sikur të flasësh për të ardhmen, nuk ka të bëjë vetëm me një proces të kaluarën kjo e bënë dialogun më të vështirë. Kanë të bëjnë me pretendimet dhe kjo e bënë procesin më të vështirë. Nuk ka të bëjë vetëm me drejtësi shumë nga diskutimet janë fokusuar në drejtësi, por nuk i ndihmojnë përballjen me të kaluarën. Përballja me të kaluarën i bie parandalimi i përsëritjes së historisë. Përsëritja nuk është temë e nxehtë por me një relevancë akute. Nëse nuk përballemi me të kaluarën, rreziku i përsëritjes është aktive”, ka thënë Biber.
Për 25 vite, forumZFD ka punuar në Kosovë duke mbështetur iniciativat në transformimin e konflikteve jo të dhunshme. Gjatë kësaj periudhe, forumZFD ka batuar një qasje holistike për ballafaqim me të kaluarën e dhunshme në Kosovë dhe rajon, duke nxitur pagën, pajtimin dhe kohezionin social në mbarë Kosovën dhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor.