Yll Ibrahimi pjesë e SC Gjilanit

Gjilan – Ish futbollisti i FC Dritës Yll Ibrahimi,, i cili me të përfunduar kampionati ka shkëputur kontratën me FC Dritën, shumë shpejtë ishte vërshuar me oferta nga klubet e Superligës së Kosovës.
Ish mbrojtësi i majtë i FC Dritës i cili konsiderohet një talent i madh i futbollit nuk kishte gjetur vend te “bardh e kaltërtit”, e Dritës, pas shumë ofertave ka vendosur të kalon te rivali i përbetuar në kampin e “Skifterave”, SC Gjilani.
Ky kalim i Ibrahimit tek Gjilani ka qenë ardhja e trajnerit Ardian Nuhiu, i cili me herët Ibrahimi ishte nën urdhrat e Nuhiut tek Drita.
siç merret veshë Ibrahimi për tri vitet e ardhshme, do të jetë “kuqë e bardhë”.
Prezantimi i Yll Ibrahimit në kampin e “kuqë e bardhëve” do të bëhet brenda disa ditësh, pasiqë futbollisti këto ditë gjendet në pushime me familje./rajonipress/