Uji Dea

LDK: Për çka do të mbahet në mend ekzekutivi i VV-së në Gjilan… një çiflig kunatash, balldëskash, baxhanakësh e dajallarësh

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ekzekutivi i VV-së në Gjilan do të mbahet në mend se si Komunën e shndërroi në një çiflig kunatash, balldëskash, baxhanakësh e dajallarësh, për avari në buxhet e për kurdisje të tenderëve thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Gjilan.

Reagimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka paralajmëruar në vazhdimësi për avaritë, favorizimet e kurdisjet e tenderëve nga ekzekutivi i Gjilanit i udhëhequr nga VV dhe kjo tashmë është vërtetuar për të satën herë.

Avaria e radhës është bërë në projektin e Bulevardit të qytetit, i cili u pezulluar pas konstatimit të kritereve favorizuese e diskriminuese ndaj kompanive konkurrente, ku pas ankesave, kjo administratë është detyruar që ta pezullojë aktivitetin.

Mobi Casa

LDK ka shprehur shqetësimin edhe mbi atë se ky projekt i paplanifikuar është në kundërshtim me Planin Zhvillimor Komunal (PZHK).

Ndërkohë, krimi urban po vazhdon, me disa improvizime se gjoja po punohet, ndërsa në disa projekte është punuar pa leje ndërtimi, por tash edhe më keq, pa projekt e pa buxhet, për ta thelluar krimin urbanistik.

Ekzekutivi i VV-së në Gjilan do të mbahet në mend se si Komunën e shndërroi në një çiflig kunatash, balldëskash, baxhanakësh e dajallarësh, për avari në buxhet e për kurdisje të tenderëve./rajonipress/