Policia ndalon një kontrabandues të mallrave në fshatin Mjak të Vitisë

Viti – Në fshatin Mjak, të Vitisë, është ndaluar një automjet transportues me targa vendore i cili drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar.
Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur sasi të konsiderueshme mallrash komerciale për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës, rreth 108 kuti me këpucë të llojeve të ndryshme si dhe rreth 100 komplete veshje sportive.
Automjeti dhe malli janë konfiskuar ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/