ARKATANA

Xhemajli ka fituar vetëbesim

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Blerim Xhemajli ishte njëri prej futbollistëve kryesorë të Napolit në pjesën e dytë të sezonit.

Pasi përfundoi në bankinë në vjeshtë, mesfushori shqiptar shpërtheu gjatë dimrit, duke u bërë pjesë e rregullt e ekipit nga muaji mars, ku arriti t’i realizonte edhe disa gola të vlefshëm, për ta përfunduar sezonin si nënkampion i Italisë.

27 vjeçari thotë se e ka fituar vetëbesimin e duhur dhe se tash gjërat i duken shumë më të lehta.

“Në fillim të marsit mu dha mundësia të luaj më shumë nga fillimi i ndeshjes. Në atë kohë, topi kaloi tek unë. Me vazhdimësi, e fitova besimin në vetvete dhe gjithçka u bë më e lehtë. Tash jam shumë më mirë, nuk mund të ankohem. E kurorëzova sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi futbollisti shqiptar nga Maqedonia për magazinën zvicerane Blick.

Eco Higjiena

Ish futbollisti i Torinos ishte pranë largimit në janar, por në fund drejtuesit e klubit nga San Paolo vendosën ta mbanin, së paku deri në fund të sezonit.

“Në muajin janar dëshiroja të lëvizja. Kam pasur oferta të mira. Transferimi në Milan ishte mjaft afër. Mirëpo, ky transferim dështoi pasi presidenti i Napolit dhe drejtori sportiv nuk deshën ta bënin shkëmbimin (me Nocerinon). Thanë se kanë investuar shumë në mua dhe se besonin tek unë”, vazhdoi Xhemajli, i cili iu bashkua ekipit kombëtar të Zvicrës, për ndeshjen e së shtunës ndaj Qipros, në kualifikimet për Botërorin 2014.

Ai e mbylli sezonin me 7 gola të shënuar. Xhemajli, i cili ditë më parë e vizitoi edhe Kosovën, thotë se nuk e ka problem se në cilën pozitë do të luajë për skuadrën helvetike, duke ia lënë në dorë këtë punë selektorit Ottmar Hitzfeld.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.