Ylber Ramadani: Çekia është kundërshtare e fortë fizikisht

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kombëtarja shqiptare prej ditësh vazhdon përgatitjet për sfidën me Çekinë, përbalje kjo që do të luhet ditën e shtunë në orën 20:45 në “Air Albania”. Një sfidë direkte mes ekipeve për kreun e renditjes në grupin B1.

Së bashku me Indrit Tucin në konferencën e shtypit ishte edhe Ylber Ramadani. Mesfushori nënvizoi se asnjëherë nuk lodhet në Kombëtare dhe me cilin futbollist të luajë në mesin e fushës do të ishte i kenaqur.

“E njihni mirë Çekinë dhe Ukrainën. Cila sfidë është më e vështirë? Normalisht që janë të forta të dyja skuadrat. Kanë luajtur në Euro 2024 dhe kërkonë kualifikimin. Nuk do të jetë e lehtë, Çekia është kundërshtar i fortë fizikisht. Përparësia jonë e vetmë është se do të luajmë para tifozëve tanë.

Ka presion psikologjik? Në futboll funksionon ndeshje pas ndeshje. Presion ka gjithmonë dhe ne dimë se çfarë të bëjmë. Ne kemi humbur atje nga duelet dhe topat e gjatë. Këtu do të jetë sfidë ndryshe dhe të qasemi ndryshe për të përballur presionin.

3-shja e mesfushës me Asllanin e Laçin dhe Bajramin në krah? Unë me të cilin të luaj nuk e kam problem se ambientohem shpejt. Edhe nëse luajnë më ofensivë unë kthehem më prapa dhe nuk e kam problem se kush luan. Nuk lodhem asnjëherë në Kombëtare. Unë jam gjithçka për të bërë mirë në Kampionate.

Hidromorava

Ndaj Çekisë keni hasur më shumë vështirësë në humbjen 2-0 në transfertë? Nuk i shikoj kurrë. Vetëm marr parasysh çfarë më thotë trajneri. Nuk kam kohë për t’i shikuar të tilla gjëra.

Sulmuesi i Çekisë është shumë i gjatë dhe kur vjen drejt tij një top i gjatë duhet ta mbulojmë 2 veta. Ai është lojtari që bën gjithë lojën e Çekisë.

Hakmarrje? Të gjithë kemi ardhur këtu për të marrë rezultatet pozitive dhe do të japim maksimumin.

Çfarë do të ndryshojë Shqipëria? Qasjen dhe përqendrimin në ndeshje”, përfundoi Ramadani.