Xhemaili beson në një të ardhme më të mirë

Mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili në fund të afatit kalimtar të verës është transferuar te Galatasaray nga Napoli.
Ai shpreson në një të ardhme më të mirë, si në Turqi te Galatasaray ashtu edhe në Përfaqësuese të Zvicrës, me trajnerin e ri Vladimir Petkoviq.
“Transferimi te Galatasaray ka shkuar shumë shpejt. Trajneri i Galatasarayt, Cesare Prandelli, më ka telefonuar dhe brenda 24 orëve është kompletuar çdo gjë. Ka shkuar shpejt, pasi menjëherë jam bindur pas bisedës me të. Galatasray ka një skuadër të mirë, ndërsa edhe do të luajë në Ligën e Kampionëve. Për mua ishte një zgjedhje fenomenale”, ka thënë Xhemaili përcjell “bluewin.ch”.
“Në Zvicër tash kemi trajner të ri. Çdo trajner i ri dëshiron të provojë diçka të re. Ai ndoshta sjell një sistem të ri dhe ndoshta edhe lojtarë të rinj. Unë në stërvitje jap më të mirën dhe shpresoj të ecin gjërat për të mirë”.
© KOHA.net