HW

Xhelili: Ku qëndron problemi i ngulfatjes së biznesit gjilanas?

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Selver Xhelili thotë se Gjilani, dikur, një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të biznesit, jo vetëm për rajonin e Anamoravës, por edhe më gjerë në nivel të republikës, tashti po përballet me një gjendje të mjerueshme, ku për ditë e më shumë kemi kompani, të cilat po falimentojnë, e njerëz më pak të fuqishëm në sferën e biznesit. Shifrat e faktet flasin se Gjilani, jo më larg se para 10 vjetësh, përmendej për të mirë në jetën e biznesit, me një ambient të volitshëm për investime dhe me një renditje në rang – listën e komunave nga më të suksesshmet. Kurse sot, Gjilani, mjerisht frymon me një biznes të ngulfatur, të sëmurë dhe falimentues, duke u renditur të parafundit prapa Ferizajit, Prizrenit, Pejës, Mitrovicës etj.

“Ku qëndron problemi i kësaj politike, që shkatërron bizneset gjigante të Gjilanit? Problemi nuk qëndron në atë se Ferizaji, Prizreni dhe Peja, janë më të shkathëta në potencialin e resursit njerëzor dhe biznesor, por te përfaqësimi i të zgjedhurve të tyre në Parlamentin e Kosovës. Deputetët gjilanas, të cilët morën votat edhe të këtyre përfaqësuesve të bizneseve, deri më tani, nuk e ngritën asnjë zë për zhvillimin ekonomik të Anamoravës. Këta përfaqësues të popullit, të cilët u ngritën shkallëve të Parlamentit, me ndihmën e votës suaj, lërë që nuk propagandaun për krijimin e një ambienti të zhvillimit biznesor, por ju futën në kredi të larta, duke e rënduar gjendjen ekonomike të Gjilanit” mendon Xhelili.

“Thithja e donacioneve dhe investimeve, do të sillte për bizneset tuaja, përparim dhe natyrisht edhe ngritje të ekonomisë së rrënuar të kësaj komune. Mirëpo edhe ato pak projekte, që vijnë në Gjilan, i marrin nga komunat përreth, duke sjell madje edhe ushqimin për punëtorët prej vendeve nga vijnë. E të zgjedhurit Tuaj, deputetët popullorë, afër 80 për qind e tyre, as telefonat nuk ua hapin e lëre më t’ju pranojnë në bisedime për ta nxjerr nga mjerimi financiar në të cilën ka rënë biznesi gjilanas. Këta përfaqësues “legjitim” të popullit, bëjnë pazare me kompanitë e komunave të tjera, për interesat e tyre personale” thotë Xhelili.

Hidromorava

Xhelili thotë se duhet njëherë e përgjithmonë përfaqësuesit e biznesit në Gjilan ta kuptojnë, se disa maskarenj të zgjedhur në Parlament, kanë shkuar me votën e tyre, për t’i përfaqësuar, e kur ata as veten s’mund ta përfaqësojnë, nga frika që kanë nga shefat e tyre politikë.

“Ky fenomen i shkatërrimit të bizneseve në Gjilan, mund të parandalohet, nëse liroheni nga lajthitja dhe ndikimet e ulëta politike, duke u thënë Stop, këtyre dukurive në favor të zhvillimit të shëndetshëm të sferës së biznesit privat, njërën nga shtyllat kryesore të zhvillimit të komunës”, thekson Selver Xhelili, kryetar i Degës së Republikanëve të Kosovës, për Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.