KKVITI

Xhavit Ahmeti ishte njeri i madh i shkencës dhe i dijes

/ 8 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në përkujtim të 17-vjetorit të vdekjes së Xhavit Ahmetit. Xhavit Ahmeti nuk jeton më. Atë e mori vdekja para kohe. E mori para kohe vdekja kobzezë duke punuar për çështjen madhore atdhetare, pavarësinë e shkollës shqipe e të Kosovës.

Xhaviti ishte një figurë e madhe e kombit. Ai, herët u mor me çështje atdhetare. Ishte i tëri atdhetar. Vdiq duke kryer detyra për çështje madhore, vetëm për ta parë Kosovën e lirë e të pavarur.

Ai në jetë qe njeriu largpamës. Ishte njeri me vizione të largpamësisë. Xhavit Ahmeti ishte një punëtor i madh i kombit. Punën e deshi dhe e respektoi shumë. Por, ja nuk pati “fat” ta gëzojë punën e jetën që u mundua ta jetësojë në praktikë. Nuk pati fat ta “jetojë” jetën në Kosovën që aq shumë e deshi.

Ai punoi ditë e natë për Kosovën e për popullin e saj. Por, jo! Në rrugën që ishte nisur për ta ndalë aparteidin serb që vepronte nëpër shkolla tona shqipe, ai hapëroi shumë për ta parë arsimin shqip ashtu si e mendoi të pavarur.

Ai pati guxim të fortë ti hyjë kësaj detyre të vështirë atdhetare. Ishte një Peto Nin Luarasi i shkollës shqipe. Ishte një Pandel Sotiri i dytë i shkollës sonë. Rrugë gjer te pavarësia e shkollës ishte me shumë sakrifica. Xhaviti është i pari që bëri hapat e parë të mbijetojë shkolla shqipe nga dhuna e diskriminimi që i bëhej asaj nga regjimit serb. Dhe, ja jeta ia ndali hovin e punës në udhëkryqin e kësaj rruge atdhetare. Ajo e mori intelektualin më të mirë të të gjitha kohërave.

E mori atë, por idealet e tij nuk u ndalën për shkollën shqipe. Ai na mungon sot në shkollë, fakultet e në ligjërata. Por, vepra e tij sot jeton. Ajo ka jetë të gjatë…Jeton dhe do të respektohet përgjithmonë. Na la me dhembjeje jete. Pse jo? Ai ishte njeri i rrallë në jetës e i shkencës. Natyra nuk do ta lind më njeri si Xhavit Ahmetin.

Ai u lind më 1952 në Përlepnicë të Gjilanit. Këtu kreu shkollimin fillor, ndërsa shkollën Normale e mbaroi në Gjilan. Ishte nxënës i dalluar kudo në shkollë. Dhe nga shkolla asnjëherë nuk u ndalë. Ai i vazhdoi studimet në FSHMN, dega e kimisë në Universitetin e Prishtinës. Studimet e kimisë, Xhaviti i mbaroi me kohë e me sukses të dalluar. Dhe jo vetëm kaq. Ky njeri i madh i shkencës, sikur jetën e punën i deshi shumë. Tërë jetën punoi për të mirën e kombit shqiptar. Por, Xhaviti ishte edhe një shkencëtar i zellshëm i dijes. I tillë ishte Xhavit Ahmeti, tani i ndjerë, i cili qe njeri i respektuar nga të gjithë njerëzit e të gjithave moshave. I tillë ishte me nxënës, por i tillë ishte edhe me studentë e me shokët tjerë. Xhavit Ahmeti, brenda një kohe të shkurtër mori titullin e magjistrit të kimisë.

Pak më vonë, ai mori edhe titullin e doktorit në shkencën e kimisë në Universitetin e Zagrebit. Thonë se, ai e deshi shumë jetën me ditar në dorë. Për herë të parë ate e shohim duke punuar me ditar të punës si profesor në Akademinë Pedagogjike (ish Normalja), në Gjilan.

Pas pak kohe, Xhaviti punoi profesor në gjimnazin “Z. Hajdini” të Gjilanit. Në gjimnaz punoi pak kohë. Edhe autori i këtyre radhëve e pati koleg të punës. Pas kësaj kohe, ai kaloi në Prishtinë si asistent në Institutin e Kimisë. Xhavit Ahmeti, tani i ndjerë, ishte njeri me aftësi të rralla prej njeriu. Ai kurrë nuk përtonte të flasi për shumë dije të jetës.

ARKATANA

Në një rast, thonë, Xhaviti u inkuadrua të flasë për letërsinë. Ishte një adhurues i madh i librit. Dhe në kabinetin e tij të punës, ai kishte ngjitur në muri disa nga poezitë e veta. Atë kohë e pyetën kolegët: “Si është e mundur kjo?!” Ai u përgjigjet: “E mundur është. E dua artin letrar. Pas kimisë, shkruaj poezi e vargje tjera. Poezinë e adhuroj, ajo më jep vullnet për punë. Është pjesë imja ku jetoj. E pëlqej artin shpirtëror…” Mësuam se ai kishte lexuar shumë shkrimtarë të mëdhenj botërorë, si: Dostojevskin, Jeseninin, Kadarenë etj. Pra, ishte një njeri që e adhuroi pa masë artin letrar. Arti, siç thoshte ai, i bashkon njerëzit.

Ai sapo kishte hyrë në botën shkencore, e cila botë e magjepsi dhe kurë nuk e lëshoi nga puna ku e gjeti vdekja. Punën Xhaviti e çmoi shumë. Punoi ditë e natë të mirën e të gjithëve. Nuk pati fushë të dijes që nuk dinte të ligjërojë e të flasi për të. Dhe, qysh në moshën e “pjekur”, 44-vjeçare, ai hyri në shkencën e dijes e të jetës.

Për moshën e tij të re, ai la pas vetes një opus të gjerë të veprave nga kimia e fusha tjera shkencore. Xhavit Ahmeti ishte njeri që i njihte shumë gjuhë të huaja. Në radhë të parë, e dinte dhe e çmonte gjuhën amtare shqipe. Për kohën, sa jetoi, ai përktheu me dhjetra vepra nga kimia. La shumë projekte kapitale për t’u botuar e për ta parë dritën. Dhe, mu në kohën kur regjimi serb e okupoi arsimin në Kosovë, Xhavit Ahmeti u gjend si Këshilltar i presidentit Rugova për çështje të arsimit. Mu ato ditë, kur arsimi shqip u okupua në tërësi dhe doli nga binarët e jetës, ai u mundua me shpirt që shkolla kombëtare shqipe të mbijetojë e ta vazhdojë jetën. Ai kurrë nuk u pajtua me robërinë, por punoi dhe shpresoi se një ditë shkolla shqipe dhe populli i saj do ta fitojë lirinë.

Dhe, Xhavit Ahmeti punoi në këtë drejtim për kthimin e nxënësve dhe të punëtorëve arsimorë nëpër objektet e tyre shkollore. Ai, mu në këtë kohë të dhunës, kur shkolla shqipe përjetoi egërsinë e barbarisë serbe, ai erdhi në Gjilan për të mbajtur një ligjërartë me të gjitha strukturat shkollore të këtij qyteti.

Ky tubim u mbajt në shkollën fillore “Selami Hallaqi”, me datën 9 .IX. 1995. Ligjërata e Xhavit Ahmetit ishte lidhur me “Riorganizimi i shkollës shqipe”. U bë fjalë për emërtimin e drejtorëve të shkollave. Me këtë rast, autori i këtyre radhëve botoi në gazetën “Rilindja” shkrimin me titull: “Shkolla s’mund të jetë “mollë sherri”!, të datës 30 tetor të vitit 1995.

Ai (Xhaviti, tash i ndjerë), atë kohë pati shtuar: “…shkollat s’mund të jenë “mollë sherri”. Drejtor, që do të zgjidhet, do të jetë i merituar, i ri, që do të udhëheqë institucionin shkollor. Pra, të gjithë duhet “ulur zërat. Ai që vije, me meritë, lë të ulet e le të punojë. Ai që largohet, le ta pranojë këtë. Jemi për ata që bashkojnë njerëzit, që kurorëzojnë sukseset.

Në të kundërtën, nuk duhet të vijnë ata me ambicie të sëmura”. Dhe, si më tutje spikati: “nuk do të vijnë ata grindvecë e lokalistë të kafeneve e çajtoreve. Nuk duhet të vijnë as ata që nuk punojnë me zemër për shkollën shqipe, por le të vijnë më të mirët, të merituarit, të vyerit, punëtorët dhe njerëzit pa ambicie të sëmura për të ardhmen e shkollës sonë kombëtare shqipe”.

Ai erdhi dhe para kolektivit të shkollës dhe e zgjodhi për drejtor shkolle (gjimnaz), Gjylishen Berishën, e cila ishte atë kohë ish- Drejtoreshë e Arsimit Regjional në Anamoravën e Gjilanit. Ishte madhështor fjala e tij, e cila zuri vend dhe u pranua pa asnjë vërejtje. Por, ky njeri i madh, sot na mungon në jetë. Por jemi krenarë që patëm një njeri të madh të shkencës e të dijes. Ai qe në jetë, jo vetëm shok, koleg, por edhe punëtor i shkëlqyer i punës.

Vepra e tij jeton dhe na është e “gjallë”. Ajo po adhurohet dhe po çmohet nga të gjithë studiuesit e dijes. Ai vdiq më 21 nëntor të vitit 1996 në një aksident trafiku, duke udhëtuar në një udhëtim zyrtar për çështjen e shkollës shqipe. Xhavit Ahmeti ishte i madh dhe vepra e tij e madhëron emrin e tij në jetë./Tefik Selimi/rajonipress/